Duro: Rumania do te vuaje perballe Shqiperise

13/02/2010 13:30

Albert Duro, vellai i mesfushorit te Kombetares Klodian Duro, beson se Rumania do te vuaje ne ndeshjet eliminatore te Euro 2012 kunder Shqiperise.

Ish-mbrojtesi kuqezi, qe ka milituar me Steauan e Bukureshtit nga viti 1998 deri me 2001, deklaroi se skuadra e drejtuar nga Razvan Luçesku nuk eshte me e frikshme si dikur. 32-vjeçari parashikoi se dy fitoret e lehta si ne eliminatoret e Euro 2008 nuk do te perseriten me, pavaresisht se prej disa kohesh futbolli shqiptar ne pergjithesi nuk ka bere asnje perparim te dukshem.

“Si u prit shorti i eliminatoreve ne Shqiperi? Federata shpresonte qe Kombetarja jone te kishte ne grup skuadra, qe do t’i mbushnin arkat me parà nga e drejta televizive. Por, me kundershtaret aktuale, eshte e veshtire qe te perfitosh ndonje shifer te rendesishme. Perveç Frances, Rumania, Bosnja dhe Bjellorusia nuk sjellin asnje perfitim nga kjo pikepamje. Objektivi minimal eshte qe perfaqesuesja te ngrihet te pakten ne vazon e katert. Perveç fitoreve me Luksemburgun mund te mendojme t’i marrim pike edhe Bjellorusise. Gjithsesi, çdo gje mund te ndodhe”, tha Albert Duro.

“Rumania? Gjate viteve te fundit, Kombetarja e ketij vendi eshte ne renie te vazhdueshme. Mendoj se tashme rumunet kane nje ekip qe mund te mposhtet. Perfaqesuesja shqiptare eshte nje skuader e guximshme dhe mund te rezervoje surpriza. Te gjithe kundershtaret tane do ta kene te veshtire te luajne ne Tirane, madje edhe Franca qe cilesohet si favoritja absolute. Edhe kuqezinjte nuk jane me skuadra e pese viteve me pare: boshti eshte ruajtur, por tashme po afrohen lojtare te rinj. Ne fushen tone, Rumania nuk do te na gjeje me te papergatitur si ndodhi, ndersa ndeshjet do te kene edhe shijen e hakmarrjes: Shqiperia i ndihmoi rumunet te kualifikoheshin, duke frenuar dy here Bullgarine. Por, ne takimin e fundit ne Bukuresht, Rumania na shenoi gjashte gola. Ajo humbje, qe solli edhe largimin e trajnerit Bariç, shkaktoi shume polemika dhe dyshime per shitje ndeshjesh”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta