
Milani rikthehet tek fitorja, nderkohe qe rigjen sulmuesin Huntelar i cili shenoi 2 gola ne fitoren 3-2 ndaj Udinezes ne San Siro.
Skuadra e drejtuar nga Leonardo e nisi ndeshjen ne sulm, dhe shume shpjet arriti te kaloje ne avantazh fale holandezit Huntelar.
Me pas braziliani Pato, dyfishoi rezultatin, duke dhene idene se fitorja do te ishte e lehte per Milanin. Por ne fundin e pjeses se pare Floro Flores, mposhti Diden duke rihapur serish lojen.
Me rifillimin e ndeshjes Udineze hidhet ne sulm ne kerkim te barazimit, por eshte Milani ai qe shenon. Serish Huntelar, i cili brenda zones arrin te nder
shkoje per te dyten here portierin Handanovic, duke shenuar golin e trete per skuadren e tij.
4 minuta para perfundimit te ndeshjes Di Natale shenoi golin e dyte per Udinezen, skuader e cila nuk arriti te barazoje ne minutat e mbetura te ndeshjes, duke dale nga San Siro me humbje dhe me asnje pike.
Top Channel