Mavraj: Do te jem ndaj Irlandes se Veriut

12/02/2010 12:35

Mergim Mavraj vendos t’i thote “Po” Kombetares kuqezi. Mbrojtesi kosovar i Bokumit e ka marre kete vendim pas disa konsultave me trajnerin Josip Kuzhe dhe eshte gati te veshe fanellen e Shqiperise.

Trajneri kroat e ka ftuar Mavrajn qe t’i bashkohet ekipit menjehere ne ndeshjen miqesore qe Shqiperia do te luaje ndaj Irlandes se Veriut me 3 mars ne Tirane. Ne nje prononcim per gazeten kosovare “Express”, Mavraj ka rrefyer: “Kam biseduar me Kuzhene, ai ka shprehur deshiren qe une te luaj per Kombetaren dhe une i kam treguar se jam i gatshem per kete. Ai me ka ftuar qe te jem i grumbulluar ne miqesoren me Irlanden e Veriut”.

Mundesia per te veshur fanellen kuqezi qe ka lumturuar pa mase ish-mbrojtesin gjermaneve te SV Darmstadt dhe ai nuk e fsheh kenaqesine qe do ta kete mundesine ta realizoje endrren e tij te madhe. “E ndiej veten krenar qe do te luaj per Shqiperine dhe po ashtu po me plotesohet nje enderr e imja. Shpresoj se mundem ta ndihmoj Kombetaren per te hedhur edhe shume hapa perpara”, deklaroi 23-vjeçari.

Mbrojtesi 190 centimetra i gjate, e njeh kombetaren shqiptare, te cilen nenvizon se e ka ndjekur me deshire te madhe qe kur ishte ne moshe te vogel. “Qe femije kam ndjekur çdo ndeshje te Kombetares dhe i kam hyre futbollit duke pasur si idhull Altin Rrakllin. Edhe per faktin se luaj futboll si profesionist, e ndjek serish Shqiperine, ndersa lojtaret nuk i njoh mire, pasi pak prej tyre luajne ne Bundeslige”, u shpreh Mavraj.

Mavraj eshte pajisur me pasaporte shqiptare qe ne vitin 2007, ne kohen e trajnerit kroat, Oto Bariç. Nderkohe qe ai priste nje ftese per ne Kombetaren A, mbrojtesit kosovar i mberriti nje tjeter ftese, ajo per te qene pjese e perfaqesueses U-21 te Shqiperise, gje qe nuk i pelqeu shume. Sipas tij, kjo u be shkak per te refuzuar te veshe fanellen kuqezi, duke zgjedhur perfaqesuesen U-21 te Gjermanise, me te cilen debutoi ne vitin 2007, ne ndeshjen miqesore kunder shpresave te Italise.

Edhe pse do ta beje sefte ne ndeshjen me Irlanden e Veriut, tashme mbrojtesi i skuadres gjermane, Bokum, ka filluar ta konsideroje veten pjese te Kombetares kuqezi dhe madje merr persiper te flase edhe per grupin eliminator te Euro 2012 te Shqiperise, ku kundershtare do te jene Franca, Rumania, Bosnja, Bjellorusia dhe Luksemburgu. “eshte nje grup shume, shume i veshtire, por detyra jone eshte qe te mbledhim sa me shume pike. Per ndeshjet kunder ekipeve te medha nuk duhet te dorezohemi, sepse ne vendin tone eshte veshtire te na mposhtin pa marre parasysh se kush eshte”, nenvizoi ai. Me Mavrajn, trajneri Kuzhe do ta zgjidhe problemin e mbrojtjes ne perfaqesuese, repart i cili nuk ka qene ne nivel te duhur gjate viteve te fundit. Bashke me mbrojtesin e Bokumit, numri i kosovareve ne Kombetare do te shtohet ne shtate pas. Aktualisht, fanellen e ekipit kuqezi e bartin; Arian Beqaj, Lorik Cana, Armend Dallku, Debatik Curri, Besart Berisha dhe Samir Ujkani.

Top Channel