
Hamdi Salihi do te aktivizohet si titullar ne sfiden e pare te vitit 2010 qe Rapidi i Vjenes do te luaje ne Bundesligen austriake. Sulmuesi shqiptar, i cili eshte golashenuesi me i mire i klubit vjenez me 12 gola ne kete sezon, ka detyren te terheqe skuadren, edhe sepse Jelaviç mungon pas nje operacioni ne qafe.
Shkodrani ka folur per fazen pergatitore qe skuadra ka zhvilluar ne pushimin mes dy fazave te kampionatit duke e etiketuar si “me te veshtiren ne karrieren time”. “Gjate pergatitjeve, Salihi nuk ka qene lojtari me profilik. Te pakten, ai eshte ndier ne kete menyre”, deklaroi trajneri Pakult.
Nderkohe, 26-vjeçari, i cilesuar nga Oto Bariç si “Gerd Myleri shqiptar” ka nenvijezuar se tekniku i Rapidit gjithmone kerkon me shume prej tij. “Kur erdha ne Austri te Riedi, trajneri Gludovatz ka qene si nje baba per mua, megjithate, ai ishte po aq kerkues sa edhe Pakult. Ndryshimi nga trajneri aktual eshte se Pakult na keshillon gjithmone per problemet qe shfaqim ne fushe, pavaresisht se fitojme. Prej meje ai pretendon te punoj edhe me shume per skuadren”. Megjithate, objektivi kryesor i Salihit te bardhejeshilet eshte te shenoje gola dhe deri me tani kuqeziu nuk ka zhgenjyer. Sa here qe ndodhet ne zone, ai shnderrohet ne tmerrin e mbrojtjeve kundershtare. “Synimi qe i vendos vetes eshte qe te shenoj me shume gola sesa nje vit me pare. Perpara portes shfaqem shume agresiv, pavaresisht se ne jete jam mjaft i qete. Madje, e kam thuajse te pamundur qe te flas edhe me ze te larte”, deklaroi sulmuesi i Kombetares shqiptare.
Me tej, Salihi ka folur edhe per jeten ne Vjene: “Me pelqejne qytetet e medha si Vjena. Ndoshta kjo eshte arsyeja perse e kisha te veshtire te jetoja ne Ried”. Per te mos ndier largesine nga shtepia, lojtari kthehet ne vendlindje sa here qe i krijohet mundesia, nderkohe qe prinderit e vizitojne te pakten nje here ne muaj.
Ne fund, sulmuesi ka folur edhe per hetimin e UEFA-s rreth skandalit te basteve, ku Vllaznia figuron mes ekipeve te dyshuara per trukim rezultati, pikerisht per ndeshjet ne Europa League kunder Rapidit te Vjenes. “U ndjeva tmerresisht keq kur e lexova kete lajm, pasi Vllaznia eshte skuadra ku jam rritur dhe disa prej lojtareve qe militojne atje jane shoket e mi. eshte per te ardhur keq kur degjon se sporti me te cilin jeton behet pjese e aferave te tilla”, perfundoi shkodrani.
Top Channel