Te pish duhan te ben shume keq, te rrish prane nje njeriu qe pi duhan po ashtu te ben shume keq per shendetin, po tani mesohet se keq te ben edhe qendrimi ne nje dhome apo makine, kur dikush ka pire duhan nje dite, nje jave apo nje muaj me pare.

Edhe kjo lloj thithje tymi demton shendetin pasi nikotina perthithet nga objektet brenda nje apartamenti apo automjeti duke shperndare ne ajer nitrosammine.

Kur duhani konsumohet, nikotina transformohet ne avull dhe thithet kollaj nga mobiljet, partetet, moketet, tendat dhe qendron me gjate. Kjo substance nuk eshte toksike, por mund te reagoje duke leshuar ne ajer lenden e rrezikshme.

Top Channel