Nje rast i rralle klinik i ndodhur ne Angli, ka “shokuar” mjeket.

David Russel ndodhej prej dy javesh ne gjendje koma dhe mjeket kishin  paralajmeruar gruan e tij Helen qe te pergatitej per me te keqen, por mrekullia ka ndodhur ne momentin qe atij i thane se ishte bere gjysh.

Lindja e vogelushit Edie ka rikthyer ne jete edhe gjyshin e tij 60 vjecar. David Russel kishte hyre ne koma pasi u rrezua nga catia ku kishte hipur per ta riparuar. Mjeket kryen nje nderhyrje kirurgjikale qe zgjati rreth 5 ore pasi ai ishte demtuar rende ne koke. Bashkeshortja Helen nuk u dorezua asnjehere, duke i qendruar tek koka pergjate 2 javeve te gjendjes koma, deri ne momentin qe vajza e tyre Ellie u be me nje djale.

57 vjecarja e ndau kete gezim me bashkeshortin dhe per cudine e te gjitheve, edhe pse ne gjendje vegjetative, 60 vjecari e degjoi lajmin dhe pas pak oresh u zgjua nga gjumi i thelle. Mrekullia ndodhi ne Bristol ku David ka nisur nje program rekuperimi ne menyre qe te fitoje te gjitha aftesite e trurit.

Misteret e gjendjes koma nuk jane zbuluar ende nga shkencetaret por kjo nuk eshte hera e pare ku familjaret luajne nje rol te rendesishem ne zgjimin e te afermit te tyre.  

Top Channel