Capello: Rooney, me i madhi qe kam stervitur

12/02/2010 16:40

Trajneri i kombetares se Anglise, Fabio Capello ka stervitur shume kampione, por ai qe qendron ne “zemren” e teknikut italian eshte sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney.

Ne nje interviste per “Sky Sport”, ai eshte shprehur me bindje se Rooney eshte nje nga me te medhenjte qe ka pasur nen urdherat e tij.

“Wayne eshte nje nga talentet me te medhenj qe kam stervitur. Mendoj se eshte i ngjashem me Raul. Eshte me vertete nje lojtar i rendesishem per nje skuader. Cdo here qe stervitet do te mesoje dicka te re. Kerkon te qendroje ne fushe gjate gjithe kohes sepse per te, kjo eshte vertete e rendesishme”, thekson Capello.

Top Channel