Berisha: Gati te bej leshime

12/02/2010 15:30

Kryeministri Berisha deklarohet i gatshem per leshime. Pas takimit ne Rome me kryeministrin italian Silvio Berlusconi, Berisha tha se ishte gati per kompromis, por pa permendur kutite.

“Do punoj me durim dhe do bej gjithcka cfare eshte e mundur per te arritur ne nje zgjidhje. Une jam nje njeri i kompromiseve dhe koncesioneve per t’i dhene fund kesaj situate, pasi kjo eshte logjika e politikes”, ka deklaruar Berisha.

Vete Berlusconi, duke nderhyre ne kete ceshtje kerkoi hyrjen e opozites ne Kuvend, duke u shprehur se Parlamenti eshte vendi ku ajo mund te shfaqe te gjitha qendrimet e saj.

“Ne nje demokraci qe pretendon se eshte e pjekur nuk duhet te bojkotohet Parlamenti, nuk duhet te bojkotohen punimet e seancave parlamentare. Opozita duhet te behet brenda institucineve, pra brenda Parlamentit. Kjo eshte edhe ftesa qe une nga zemra i bej opozites shqiptare. I thashe edhe zotit Berisha se nese i dukej e udhes, nisur edhe nga eksperienca ime dhe cilesia ime besoj e pranuar e nje demokrati, demokrati liberal, mund te me ftonte te vija te flisja ne Parlamentin shqiptar. Une do te isha i nderuar te thoja nje fjale pajtuese, sjelljeje demokratike, respekti, i cili eshte nje vlere pa te cilen nuk mund te kete vertet demokraci funksionale. Nese nuk ka vertet dialog mes dy paleve dhe nese te dy palet nuk e legjitimojne njera-tjetren nuk do te kete nje demokraci operative”, eshte shprehur Berlusconi.

Me tej kryeministri italian ka prekur edhe ceshtjen e liberalizimit te vizave, per te cilen ka theksuar se ajo mund te ndodhe brenda tetorit te ketij viti.

“Kemi folur per ceshtjen e vizave. Une mendoj qe mund t’i garantojme Shqiperise kete liberalizim te vizave sa me shpejt qe te jete e mundur, mendoj brenda muajit tetor te ketij viti dhe gjithashtu per t’i garantuar sa me shpejt Shqiperise satusin e kandidatit ne Bashkimin Europian”, ka shtuar Berlusconi.

 

Top Channel