Lohan: Brukseli ju vezhgon

11/02/2010 15:10

“Komisioneri per zgjerimin Shtefan Fyler po ndjek nga afer situaten politike ne Shqiperi”. Keshtu u shpreh ne qytetin e Vlores, shefi i delegacionit te Komisionit Europian ne Shqiperi, Helmut Lohan.

Pas nje leksioni qe ai dha ne lidhje me politikat europiane te zgjerimin ne universitetin e Vlores, beri te ditur per mediat se tryeza e thirrur nga presidenti Bamir Topi eshte mirepritur ne Bruksel.

“Personi qe ne Komisionin Europian qe merret me zgjerimin komisioneri Shtefan Fyler po e ndjek nga afer situaten ne Shqiperi. Ai ka mirepritur tryezen e thirrur nga presidenti Bamir Topi gjithashtu edhe deshiren e te dyja paleve,  kryeministrit Berisha dhe shefit te opozites Rama per te marre ne konsiderate ne menyre te perbashket gjetjen e nje zgjidhje per situaten. Sepse jane pikerisht udheheqesit politike te Shqiperise qe duhet te gjejne nje zgjidhje dhe do ta bejne kete padyshim duke patur parasysh te ardhmen europiane te Shqiperise si dhe interesat e vendit”, u shpreh Lohan.

Lohan i eshte pergjigjur edhe pyetjes se sa ndikon ne procesin e integrimit konflikti politik.

“Ajo qe shikojme ne eshte se sa perpjekje te shpejta do te behen nga Shqiperia per te zgjidhur kete krize por mbi te gjitha per te zgjidhur problemi e nje parlament jofuniksional, per shkak se gjysma e tij nuk merr pjese, si dhe per te shikuar se cfare impakti do te kete kjo ne pergatitjen e opinionit te komisionit europian per Shqiperine”, tha Lohan.

Te merkuren ishin Shtetet e Bashkuara si dhe OSBE qe mbeshteten inisiativen e presidentit per te thirrur kete tryeze dhe i bene thirrje paleve qe te ulen dhe te gjejne nje zgjidhje.

Top Channel