Arbitrat ‘e moshuar’ e drejtojne mire ndeshjen

11/02/2010 12:25

Arbitrat e futbollit, mbi 45 vjec, mund te jene me te ngadalte ne vrapim, por arrijne qe te jene ne kohe ne vendin e pershtatshem per te pare nese ka faulle apo gabime gjate lojes.

Nje studim i kryer nga nje grup ekspertesh britanike, italiane dhe zvicerane publikuar ne numrin e fundit te “Journal of Science and Medicine in Sport” tregon se nuk eshte efikase dalja ne pension e arbitrave pas moshes 45-vjecare, pasi ata jane ne gjendje te drejtojne takimin njesoj si koleget e tyre me te rinj.

Studimi mori nen vezhgim 22 arbitra profesioniste te kampionatit anglez per kater sezone qe nga 2003 deri ne vitin 2007, ne nje total prej 7760 ndeshjesh. Arbitrat u ndane ne kategori: nga 31 ne 36 vjec, nga 37 ne 42 vjec dhe nga 43 ne 48 vjec.

Nje forme e mire fizike ruhet me kujdes nga arbitrat sepse drejtimi i ndeshjes kerkon spostime te medha ne fushen e lojes per t’u gjendur gjithnje aty ku ka gabime apo faulle.

U vu re qe arbitrat ‘e moshuar’ arrinin gjithnje qe te kontrollonin lojen. Kjo fale edhe eksperiences se madhe, perkushtimit dhe perqendrimit total ne zhvillimin e evenimentit.

Top Channel