Quhet Pier Samuel Andreani dhe zoteria per 40 vitet e fundit nuk ka zbritur nga anijet qe rrahin ujerat e masdheut.

Komandanti Andreani eshte gjithashtu nga te huajt e pare qe kane pare Shqiperine, pasi linja detare Durres-Brindizi eshte hapur qe ne vitin 1984. Historite e tij jane te pafundme, ashtu si te cdo marinari. Si cdo bujtes, edhe komandanti i marines tregtare tregon pjeset me te mira te tragetit tek i cili ai ndihet, eshte dhe ka per detyre te jete, zot.

Para se ta rrembeje vrulli e rikthejme pas ne kohe dhe fillimet e tij duhet te jene po aq interesante sa historite qe pasojne mes furtunash dallgesh e kaltersise se paane. “Per here te pare hipa ne nje naftembajtese ne vitin 1972. Pashe rreth e rrotull dhe nuk i kuptoja urdherat qe me jepeshin. Vetem qaja sepse isha 19 vjec por me pas e mblodha veten”, thote komandanti. Por hera e pare ne anije nuk eshte asgje ne krahasim me heren e pare ne Shqiperi.

Komandant Andreani e ka pare me syte e nje te huaji qe nuk kishte asnje raport per te plotesuar por thjesht pershtypje njerezore. “Per here te pare erdha ne vitin 1987 kur ketu kishte vetem 3 makina, nje kujtim i paharrueshem, me dukej sikur isha 50 vjet pas. Me kujtohen agjentet doganore qe kishin frike te merrnin edhe nje cigare”, shton ai.

Nderkohe, jeta e tij e lidhur ngushte me Shqiperine dhe shqiptaret, ka pasur dhe episode jo aq simpatike. “Njehere e kisha punen pisk me shqiptaret. Patem probleme me nisjen dhe ata kishin te drejte”, rrefen Andreani. Nderkohe qe rrefimi vazhdon, komandant Andreani na con ne vendin e tij te preferuar, ura e komandimit, tempulli i tij. “Kjo eshte zemra e anijes. Une e quaj bashkia dhe ketu jam kryetari”, thote me humor ai.

Po vjen ora qe trageti te behet gati per pasagjeret qe do te udhetojne nga Durresi per ne Bari dhe si pershtypjet e fundit ai ka konkluzionet e tij si komandant, si detar dh si njeri. “I kam mbrojtur shqiptaret klandestine dhe u thoja policeve italiane ta vinin veten ne vendin e tyre. Sot kane ndryshuar gjerat sese ju po rriteni, ndersa tek italianet nuk po rritet asgje”, perfundon rrefimin e tij komandanti qe ka kaluar me shume jete ne det se mbi toke.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel