Japonia degjon “shkaterruesin e martesave”

10/02/2010 16:25

Tragjedia “shekspiriane” ne Japoni mund te perfundoje me nje fund te hidhur per “Don Zhuanin” Takashi Kuwabara.

I riu simpatik me profesion “shketerrues martesash” ka rene ne gracken e dashurise, duke lene pas dore profesionin dhe ne kete pike gjithcka ka shkuar keq. Gjate vitit 2007 ai u kontaktua nga nje klient, i cili i ofroi para per te joshur gruan e tij Rie Isohata, ne menyre qe te perfitonte divorcin pa shume vuajtje.

Por ketu nisen edhe telashet per djaloshin, pasi ai u dashrua marrezisht me 32 vjecaren dhe ne momentin qe ajo mori vesh te verteten, e ndau. Kjo ka rezultuar e rende per Takashin, i cili e mbyti ish te dashuren e tij. Gjate ketyre diteve ne Tokjo po zhvillohet procesi gjyqesor ne dem te djaloshit dhe ngjarja ka zene nje vend te gjere ne gazetat vendase. E verteta doli ne shesh ne vitin 2008 kur Isohata zbuloi identitetin e vertete te te dashurit, duke e ndare ate dhe cuar veten drejt nje fundi fatal.

“Ne fillim mendova se ishte thjesht nje pune por shume shpejt u dashurova me te. I kam thene shume genjeshtra nga frika se mos e humbisja, madje e dua shume edhe tani”, rrefeu i penduari para gjykatesve.    

Top Channel