Berisha: Task Force per kerkimin e eshtrave te te vrareve

10/02/2010 16:30

Javen e ardhshme, Ministria e Brendshme dhe ajo e Drejtesise do te cojne ne qeveri nje vendim per ngritjen e nje grupi pune, i cili do te kete si objektiv zbulimin e eshtrave te personave te ekzekutuar nga diktatura per motive poltike.

Kerkesen e beri ne qeveri kryeministri Sali Berisha, pas gjetjes se varrezes masive ne veri te Tiranes.

“Javen qe vjen qeveria do ngreje task force per kerkimin dhe gjetjen e trupave te burrave dhe grave, qytetareve te ketij vendi, intelektualeve, qe u ekzekutuan barbarisht nga regjimi hoxhist vetem e vetem se besonin tek fjala e lire, tek Zoti, tek vendi i tyre, pra ne vlera qe jane sa hyjnore aq edhe njerezore”, u shpreh Berisha.

Gjate mbledhjes se perjavshme qeveria miratoi disa vendime me karakter ekonomik, ku binte ne sy projekti prej 37 milione euro i ndertimit te rrjetit unazor te jugut, 110 kilovolt, qe do te permiresoje furnizimin me energji te zonave turistike. Por kryeministri Berisha jo rastesisht, vecoi vendimin per kompensimin e plote te teksteve  shkollore per femijet e familjeve me ndihme ekonomike dhe atyre me aftesi te kufizuar, nje premtim elektoral i demokrateve dhe socialisteve.

“Ky ka qene nje premtim elektoral konsensual sepse kete e premtoi si pozita edhe opozita. Kam kenaqesi qe ta shnderroj ne realitet. Sepse te mirat ndahen ky eshte  rregulli. Dhe ne nje vendim te mire po e ndajme bashke me opoziten”, u shpreh Berisha.

Top Channel