Qendresa e familjes patriarkale

09/02/2010 19:05

Keto jane pamjet e zakonshme te nje familjeje te madhe. Nje dukuri e cila ne boten e qyteteruar verehet perhere e me rralle. Por qe ne Shqiperi, vazhdon te jetoje.

Familja Isufi ka ardhur si mijera te tjere nga provincat e largeta, drejt Tiranes. Nje familje e madhe prej 10 anetaresh, e cila ruan ende strukturen e vatrave patriarkale, ku kuroret e shtepise jetojne bashke ne nje strehe e ku fjala e burrit eshte kushtetuta e vetme ne veprim.

Eshte mengjes. Detyrimet familjare gjithesecili i ka te ndara ne kete shtepi. Burrat kane shkuar ne pune, ndersa grate merren me angazhimet familjare.

Belul Isufi eshte kryetari i shtepise. Ai eshte 78 vjec. Sot eshte ne pension, por nga detyra per te qeverisur familjen nuk ka hequr dore akoma.

“Kemi gjetur fjalen qe shkojme mire, punojme mire. S’kemi asnje te mete e per kete rrime bashke. Them t’i mbaj bashke sa te vdes, pastaj le te ndahem”, shprehet Beluli.

Mbetja, bashkeshortja e Belulit, karshi dy nuseve te saj mundohet t’i largohet sado pak autoritetit te ashper te vjehrres se dikurshme. Megjithate, zakonet e te lashteve asaj ia ka enda dhe sot.

“Me mbajne mire, me sjellin, buken, gjellen. Shkojme mire. Nuk jam e eger, nuk komandoj dot me, u plaka, te gjithe njesoj flasim. Por kur flas une me degjohet llafi, si s’me degjohet”, thote Mbetja.

Nje lloj pranimi per kete familje te perbashket mes tre kuroreve e kane dhene edhe nuset. Leta, e vogla, thote se eshte dakord me kete menyre jetese.

“Kemi mundesi te jetojme te ndare, por na pelqen. Ndihmojme njera-tjetren, njera me nje pune, tjetra me nje tjeter”, shprehet Leta.

Ajo cfare thuhet zakonisht per raportet mes kunatave, per keto dy nuse ne pamje te pare, nuk ekziston.

“Na pyesin njerezit si shkoni? Shkojme mire. E konsideroj si moter”, shprehet Besa.

“Ne jemi kudita, s’jemi kunata. Nuk me ben pershtypje se c’thone te tjeret”, shton Leta.

Pas nje dite pune, familjes ne darke i bashkohen edhe djemte. Por edhe mysafiret jane te perhershem e te mirepritur ne kete shtepi bujare.

“Une jam per familjen e madhe. S’ka problem. Cfare do ndash. Ne kemi mirekuptimin, se kemi edhe ekonomine. Po s’pate ate, aty fillon sherri”, thote Artani.

Edhe pse kthehet pas nje dite te lodhshme ne pune, per Boron, djalin e vogel, kjo atmosfere eshte qetesuese.

“Te jetosh ne familje te madhe eshte kenaqesi, eshte gjeja me e thjesht. Kenaqesine e ndjej kur jam mes njerezve. Grate tona shkojne mire, kjo me shtyn te mos ndahem me vellain”, thekson Boro.

Kjo ishte vetem nje dite mes shume te tillave per kete familje te madhe. Nje specie ne zhdukje midis emancipimit te shpejte te cilit, ashtu si kjo shtepi, tashme po i bejne rezistence vetem vatrat e fundit te nje epoke te harruar.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel