Eshte vetem 19 vjec, por eshte mjeshter i lartesive. Me guxim te pazakonte, ka shkelur ne majat me te larta te botes. Mariglen Laci eshte nje djalosh nga veriu i cili mban titullin “Mjeshter ne alpinizem”.

Vendlindja e tij ka ndikuar shume ne brumosjen si alpinist. Ne moshen 5 vjecare Marigleni do te marre leksionet e para te nje sporti te rrezikshem, per ta bere me vone triumfues.

Talenti i tij neper ekspedita ne majat e larta shqiptare terhoqi vemendje. Keshtu ne vitin 2008 ai u ftua nga ekspedita e pare shqiptare per t’u ngjitur ne Mont Blanc, ne France.

“Kam qene ne Mal te Bardhe ne France, dola i pari dhe tani jam mjeshter sporti ne alpinizem”, thote Marigleni.

Fjalet nuk jane pika me e forte e tij, por me talentin e tij kacavjerres, Marigleni arrin te na tregoje se vullneti eshte arma me e forte per te pasur sukses ne cfaredolloj kohe dhe rrethanash.

“Eshte shume i veshtire, por kam shume qejf alpinizmin”, shprehet Marigleni.

“Ka shume rreziqe, por nuk e kam menduar kurre te heqe dore nga alpinizmi”, shton ai.

Ne morine e sporteve ekstreme ku me deshire kerkon te behet pjese, Marigleni spikat edhe me patinat mbi akull.

Por per te eshte me shume defrim sesa sport.

E megjithate ne kapionatin e pare te patinave ne vitin 2008, ai eshte shpallur “Kampion i Shqiperise”.

Ai ka shume qellime qe i ruan ne mendje, por pikesynimi i tij me i afert mbetet Everesti, maja me e larte e botes.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel