Athine, kapet me droge shqiptari

08/02/2010 18:20

Nje shtetas shqiptar eshte arrestuar nga policia e Athines, ne lagjien “Galaci” te kryeqytetit helen.

Mesohet se kapja e 36 vjecarit u krye ne kushtet e flagrances, ne momentin qe ai po tentonte t’i shiste nje polici nje sasi droge kundrejt nje pagese prej 1300 eurosh.

Sipas policise greke, shqiptari i ndaluar eshte nga Lushnja, por emri i tij nuk behet publik per arsye hetimore.

Ai deklarohej si biznesmen, madje kishte edhe nje sipermarrje pastrimi pallatesh si biznes te ligjshem.

Ne cilesine e proves materiale 36 vjecarit iu sekuestruan 3.4 kilograme heroine, 800 grame hashash, dy peshore elektronike dhe nje autoveture. Policia po punon per gjetjen e personave te tjere te implikuar ne kete trafik.

Top Channel