Qarku me buxhet te cunguar

05/02/2010 09:05

Nuk do te jete vetem bashkia me buxhet te cunguar dhe minimal, por edhe vete Keshilli i Qarkut te Kukesit do te kete me pak se nje miliard leke te vjetra per vitin 2010 ose 130 milione leke me pak se nje vit me pare. Sipas specialisteve, nje buxhet i tille do te rrezikoje shkurtimin e vendeve ne administrate.

Ministria e Financave ka derguar ne Keshillin e Qarkut te Kukesit nje buxhet shume  me te ulet se nje vit me pare, duke vene ne veshtiresi kete institucion te rendesishem rajonal. Ne takimin e djeshem te ketij keshilli u be e ditur se ne total dergesa ishte rreth nje milion dollare apo me pak se nje miliard leke te vjetra. E thene ndryshe, me shume se 130 milione leke me pak se nje vit me pare.

Vlera totale e akorduar nga Ministria e Financave eshte rreth 93 000 000 leke. Drejtori i finances ne qark, Avdyl Mena, thote se me keto para do te duhet te funksionoje administrata e Keshillit te Qarkut, ku perfshihen ndermarrjet e rrugeve rurale, si dhe disa transferime per te verbrit apo invalidet, donacione apo sponsorizime per sportin e keshtu me radhe. Duke pare kete reduktim te konsiderueshem te buxhetit, specialistet thone se do te reduktohen edhe shpenzimet per administraten etj.

Lidhur me kete, kryetari i qarkut, Shefqet Bruka, thote se do ulen me 50% shpenzimet operative, si edhe do zbatohet pa me te voglin leshim ligji per heqjen e privilegjeve te ndryshme, qe deri tani i gezon nje pjese te mire te administrates.

Ketu ka perfshire urdher-sherbimet, heqjen e shofereve apo automjeteve, te cilet deri tani jane perdorur, por qe ligji i miratuar nga qeveria tashme i ka hequr.

“Per kete vit kemi nje buxhet me te ulet se vitin e kaluar, por jemi te ndergjegjshem qe duhet te punojme dhe ta menaxhojme me mire kete buxhet, pasi ne te kunderten gjate gjashtemujorit te dyte te ketij viti mund te detyrohemi qe te shkurtojme organiken e administrates”, tha per kete problem, Shefqet Bruka.

Me nje reduktim te  perafert te buxhetit eshte ballafaquar vetem pak kohe  me pare edhe Bashkia Kukes, se ciles iu dhane 100 milione leke me pak se vitin e kaluar. Drejtues te bashkise jane shprehur se do t’i kerkojne qeverise financime shtese, pasi, siç kane nenvizuar vete ata, “me kaq para eshte veshtire te mbulohen te gjitha shpenzimet e saj.

Top Channel