Korce, burg pa afat vrasesit

04/02/2010 13:30

Gjykata e Shkalles se Pare ne Korce ka dhene masen e arrestit burg pa afat per Besim Karajin, autorin e vrasjes se trefishte qe ndodhi pak dite me pare ne fshatin Vidohove te Devollit.

Vrasesi pranoi krimin ne gjykate dhe kerkoi falje, ai nuk pranoi qe te mbrohej me avokat si dhe kerkoi gjykim te shkurtuar.

Besim Karaji vrau per xhelozi tre te rinj te familjes Mulliri, duke i qelluar me arme zjarri ne mes te fshatit Vidohove. Ngjarja erdhi pasi dy muaj para vrasjes ai kishte kapur ne flagrance bashkeshorten e tij me nje nga vellezerit Mulliri, cka solli edhe konfliktin me vrasjen e trefishte.

Top Channel