Xhevahir Ferko eshte kopshtar. Zgjimi i tij, eshte identik me ate nepunesit te shtetit. Mengjesi e gjen ate cdo dite ne punen e zellshme te kujdesit ndaj kopshteve.

“Une kam tre vite qe punoj si kopshtar. Ne fillim kam punuar si bujk ne Vore, me pas duke marre eksperience fillova te punoj edhe si kopshtar. Ketu merremi me gjithcka, qe nga pleherimi, krasitja, heqja e barerave”, shprehet ai. Te ndertosh nje kopesht eshte e veshtire, por ta mirembash ate eshte edhe me e veshtire.

Erald Ceku, drejtor i shitjeve ne kompanine e dekoreve “Garden Line” thote se stina me e mire per dekorimin e kopshteve eshte pranvera. “Ketu jane rreth 3 mije lule. Pergjithesisht lulet varen nga sezoni. Ne kemi kerkesa nga qendra tregtare, hotele. Kerkesat per kopshtarine rriten cdo vit. Po keshtu kemi kerkesa edhe nga kliente familjare, per ballkone, kopshte”, pohon ai.

Ne kete kohe aspak te qete per nje qytet i cili rritet me ritme te shpejta, kopshtaret jane shnderruar ne nje individ qe kerkohet shume. “Ajo qe vihet re tashme eshte edhe rritja e kerkeses per kopeshtare. Duke qene se lulet kerkojne nje kujdes te vecante, individtet qe merren me kultivimin e tyre, kane filluar te kuptojne se do ishte me mire te paguanin nje kopeshtar, sesa te conin dem nje kopesht”, shton Ceku.

Kopeshtaret jane njerez fjalepake. Me shume se me fjale keta njerez flasin me gershere. Megjithese eshte nje pune e lodhshme fizike, Xhevahiri gjen rastin te shprehe kenaqesine e tij per punen qe ben. Te punosh me lulet, te shtohet jeta. Per mua eshte nje kenaqesi e madhe qe bej kete pune”, perfundon Xhevahiri.  

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA