“Nexus One” tani edhe me multitouch

03/02/2010 15:20

Gjate prezantimit te “Nexus One”, pak jave me pare, ishin te shumte ata qe mbeten te zhgenjyer per mungesen e multitouch, funksioni i bere i njohur nga “iPhone” i “Apple” qe te jepe mundesine te perdoresh pajisjen me ane te prekjes me dy gishta ne ekran dhe te kryesh veprime te ndryshme.

Tani, ndermarrja e Mountain View ka deklaruar se shume shpejt pajisja e prodhuar nga nje bashkepunim mes “Google” dhe tajvanezeve te “HTC”-se, do te kete edhe kete funksion.

Qe ketej e tutje perdoruesit e smartphone mund te perdorin multitouch ne harta, ne fotogaleri dhe ne browser-a.

Top Channel