Kriza, Topi: Mirepres cdo nisme serioze

29/01/2010 13:30

Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka deklaruar se po e ndjek me vemendje situaten politike ne vend dhe se mirepret cdo nisme serioze qe do te ndermerret me partite per zgjidhjen e saj.

Deklaraten e tij Topi e beri gjate nje takimi me ambasadorin spanjoll te akredituar ne Tirane, Manuel Montobio dhe me perfaqesuesin e delegacionit te KE, Luixhi Bruzo.

“Arritja e qellimit te perbashket, integrimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian, kerkon nga te gjithe nje angazhim serioz dhe funksionim te plote te te gjitha institucioneve per te vazhduar reformat e rendesishme dhe bashkepunimin e ngushte te Shqiperise me institucionet nderkombetare dhe partneret tane”, ka deklaruar Topi.

Ndersa dy diplomatet kane shprehur qendrimin e Bashkimit Evropian mbi situaten aktuale politike ne Shqiperi, duke komentuar edhe rezoluten te miratuar dje nga Keshilli i Evropes.

Top Channel