Devoll, gjenden te vrare dy vellezer

29/01/2010 14:55

Dy vellezer ne fshatin Vidohove te Devollit jane gjetur mesditen e sotme te vrare me arme zjarri, ndersa nje i trete eshte plagosur rende.

Viktimat dhe i plagosuri jane femijet e Liliana Mullirit, e cila tre vjet me pare vrau dhe hodhi ne pus nje femije 7-vjecar pasi kishte qene deshmitar i nje tradhetie bashkeshortore.

Policia, vec hakmarrjes nisi te ndjeke nje piste te dyte per vrasjen e te rinjve qe jane rreth te 20-tave. Behet fjale per nje hakmarrje nga nje person, bashkeshortja e te cilit kishte lidhje martesore me nje nga viktimat.

Burime te policise se Korces kane thene per Top Channel se autori i ngjarjes eshte rrethuar nga policia.

Top Channel