Demshperblimet, nisin pakenaqesite

29/01/2010 12:10

Grupet e verifikimit jane shperndare ne te gjithe zonat e Nenshkodres qe u preken nga permbytja dyjavore.

Ata po marrin te dhenat e demeve te shkaktuara ne bujqesi, blektori dhe banesat e fermereve te zones. Por njekohesisht kane nisur edhe pakenaqesite e para per menyren se si po behet evidentimi i demeve.

Nje fermer ankohet se nuk jane marre parasysh demet qe i jane shkaktuar ne blektori.

Fermeri kerkon qe t’i verifikohen te gjitha demet e shkaktuara nga permbytja. Ai pretendon se eshte perjashtuar nga ndihmat qe po shperndahen ne zone.
 

Top Channel