Bode ”kurban” pensionistet

29/01/2010 15:55

Ministri i Financave, ndersa foli ne kuvend per situaten financiare, u perpoq t’ia faturoje thellimin e deficitit buxhetor shperblimit te fundvitit per pensionistet

Por pertej kufirit te percaktuar ligjor, nuk thuhet teresisht e verteta. Te dhenat zyrtare te vete Ministrise se Financave deshmojne se treguesi  i borxhit ishte 6 perqind  me i larte se kufiri ligjor qe ne nentor, kohe me pare se qeveria te merrte vendimin per te shperblyer pensionistet.  

Ky borxh i duhej qeverise sepse ne prag te zgjedhjeve elektorale perqendroi investimet dhe shpenzimet e tjera per administraten i mbajti te larta. Sipas te dhenave zyrtare deri ne fund te majit investimet publike ishin rreth 50 milione dollare mbi planin dhe shpenzimet per personelin dhe ato per pagat ishin 2.3 miliarde leke me shume.  

Per te mbajtur ekuilibrin ne buxhet qeveria duhej ose te ulte shpenzimet ose te rriste te ardhurat ne pjesen e mbetur te vitit. Por asnjera prej ketyre nuk ndodhi. Ne fund te nentorit te ardhurat nga taksat ishin 22 miliarde leke me pak nga plani, ndersa shpenzimet per personelin nuk u ulen madje ne ne fund te nentorit ishin 1.5 miliarde leke me shume se plani.

Per rrjedhoje ne fund te vitit deficiti kaperceu 6 miliarde leke me shume se kufiri i lejuar, te cilin qeveria u mundua ta mbuloje duke shitur bono thesari. Kete radhe edhe me bekimin e Bankes se Shqiperise, e cila eshte institucioni qe ka pergjegjesine ligjore per te mos lejuar shkeljen e kufirit te borxhit.

Ne finale edhe nese pensioniste nuk do te kishin marre shperblimin e pergjysmuara te fund vitit vetem 2500 leke per person serisht ministri Bode duhet tee jepete pergjigje ne kuvend per kapercimin e kufirit te lejuar te deficitit buxhetor kjo edhe per nje arsye tjeter pasi fondi i pensioneve ze vetem 25 per qind te borxhit te rritur.

Top Channel