Vrasjet ne Durres, hetime per masakren

28/01/2010 16:15

Disa ore pas masakres ne qytetin bregdetar ku tre persona gjeten vdekjen pas nje egzekutimi te organizuar, policia hedh drite mbi te kaluaren e njeres prej viktimave qe mbeti i vrare.

43-vjecari Luan Curri per te cilin ka dyshime te forta se ka qene shenjestra e ketij atentati ishte arrestuar pothuajse nje vit me pare si person qe jetonte ne kerkim, pasi ishte i denuar nga Gjykata e Durresit me 10 vjet burg per mardhenie seksuale me te mitura ne grup.

Por pavaresisht arrestimit te tij te kryer ne shkurt 2009 viktima ka kryer vetem pak kohe i denuar ne qeli dhe me pas ka rifituar lirine. Nuk jepen detaje se per cfare arsyesh 42-vjecari ka fituar lirine.

Nderkohe qe pikerisht faktet e mesiperme kane ngritur mes te tjerash edhe nje nga pistat qe mendohet te jete nje nder me te forta, ate te vetegjysesise. Polcia deklaron se ne vendngjarje jane gjetur 22 gezhoja te zbrazura mbi Luan Curri, 42 vjec nipin e tij Andi Curri 23 vjec, si edhe mikun e tyre Edmond Shemsi.

Nderkohe ka edhe pista te tjera si hakmarrja dhe larja e hesapeve per shkak te te kaluares se viktimave qe dyshohet te jete e komplikuar ne boten e krimit.

Te tre personat kane qene duke pire ne barin ne pronesi te njerit prej viktimave.

Dy perosna mendohet sipas policise te jene future ne lokal dhe te kene qelluar me bresheri automatiku, duke i lene te vdekur ne vend.

Vrasesit, kane lene brenda ne lokal edhe canten me te cilen kishin transportuar armet e zjarrit dhe me pas jane larguar me nje automjet nga vendi i ngjarjes.

Policia qe eshte lajmeruar nga banoret e lagjes, te cilet kane qene te shokuar pas kesaj ngjarjeje. Uniformat blu kane ngritur postoblloqe ne disa prej segmenteve rrugore brenda qytetit bregdetar, por pa rene ne gjurme te autoreve te krimit.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA