Berisha, takim me biznesin e huaj

28/01/2010 12:55

Kryeministri Sali Berisha ne nje takim me investitore te huaj ne Shqiperi, vleresoi punen e ketyre te fundit ne permiresimin e klimes se biznesit ne Shqiperi dhe per rezultatet pozitive te ekonomise shqiptare per vitin 2009.

“Jane reformat kryesore qe po aplikohen tani nga qeveria shqiptare. Njera ka te beje me investimet e huaja. Po punojme per rikonstrukturimin e Albinvestit, po perpiqemi ta kthejme ate ne nje pike One Stop Shop. Reforma tjeter ka te beje me rikonstrukturimin e inspektoriatit proces per te cilin kemi angazhuar eksperte nga me te miret ne rang europian dhe boteror dhe ne muajt ne vazhdim do te implementojme nje sistem inspektoriati te suksesshem. Ju ftojme te vini me projekte dhe ide te reja per te ndihmuar dixhitalizimin e Shqiperise. Qeveria shqiptare do te beje gjithcka per te sintonizuar projektet tuaja me prioritetet e kesaj qeverie. Ne po bejme reforma, jemi te gatshem t’ju mundesojme cfaredo lehtesire te jete e nevojshme per ta bere me te lehte dhe me terheqese per ju mundesine e investimit ne vendin tone”, u shpreh Berisha.

Kryeministri ftoi investitoret e huaj te vazhdojne te bashkepunojne me qeverine shqiptare per reforma te metejshme per t’u ofruar investitoreve te huaj dhe vendas nje klime biznesi te favorshme.

Top Channel