Kosove, Kryqi i Kuq, serish ndihma Shqiperise

27/01/2010 15:20

Kryqi i Kuq i Kosoves ka nisur sot drejt Shqiperise nje kontigjent ndihmash per t’iu ardhur ne ndihme banoreve te zonave te permbytura.

Sipas mediave kosovare, ndihmat jane vendosur ne 12 kamione dhe konsistojne ne ushqime, veshje dhe pajisje higjeno-sanitare.

Sekretarja e pergjithshme e Kryqit te Kuq ne Kosove, Feride Hyseni ka deklaruar se ndihmat jane grumbulluar nga vullneti i mire i qytetareve kosovare.

Kjo nuk eshte ndihma e pare qe Kosova i ofron Shqiperise per banoret e zonave te permbytura, qeveria e Prishtines ofroi dite me pare nje ndihme financiare prej 500 mije eurosh.

Top Channel