Gjyqi ndaj Bares, Avokati: Hetimet jashte afatit

27/01/2010 15:45

Pa kaluar as nje vit nga vendimi qe dha per ish-ministrin e Transporteve Lulezim Basha, duke shpallur pavlefshmeri aktesh te prokurorise per ceshtjen Durres-Kukes, gjyqtares Fatmira Hajdari i duhet te shprehet me nje vendim per te njejten kauze juridike por per nje tjeter te pandehur.

Aldo Bare apo Alfred Shkurti prendon nepermjet avokatit mbrojtes Vladimir Meci pavlefshmeri te akteve dhe pushim te tyre per shkak se kishin perfunduar afatet hetimore ne kohen qe te pandehurit Bare i eshte komunikuar akuza dhe eshte bere dergimi i kerkeses ne gjykate.

Kjo strategji eshte e njejte me ate qe perdoren te pandehurit e dosjes Durres-Kukes. Por avokati tregoi kujdes duke mos ja kujtuar zonjes Hajdari vendimin qe ajo ka dhene per ceshtjen Basha, duke permendur ate te Gjykates se Larte qe eshte edhe i formes se prere.

Ne kohen qe avokati po lexonte kerkesat e tij para togave te zeza, i pandehuri Bare shfaqi dobesi shendetesore dhe pasi doli nga salla u rikthye serish per te marre leje nga gjykata per braktisje te gjyqit.

Avokati u shpreh se procesi ndaj bandes se Lushnjes eshte copezuar sikur te ishte nje formule matematike, nderkohe qe klienti i tij Aldo Bare eshte gjykuar njehere, pavaresisht se prokuroria ne procesin e meparshem i ka terhequr njehere akuzat ndaj tij.

Top Channel