Vizat, Berisha: Sa me shpejt plotesimi i kerkesave

25/01/2010 19:25

Kryeministri Sali Berisha kerkoi permbushjen brenda nje kohe te shkurter te disa kerkesave te mbetura nga udherrefyesi per liberalizimin e vizave.

Ne mbledhjen e Komitetit nderministror, kreu i qeverise tha se keto procedura, kryesisht te karakterit ligjor, duhet te plotesohen brenda muajit shkurt.

Ne kete muaj vijne ne Shqiperi edhe grupet e inspektimit nga Brukseli per verifikimin e dy prej blloqeve te udherrefyesit per vizat.

Duke iu referuar ligjit antimafia, nje kerkese per heqjen e vizave dhe qe hyn ne fuqi brenda pak diteve, kryeministri Berisha kerkoi bashkepunimin e te gjitha agjencive per zbatimin e ligjit me fuqine e plote te tij.

“Me kete ligj, mafia, e cila gjate ketyre viteve eshte fuqizuar ne prona, duhet te humbase çdo lloj pushteti ekonomik”, tha kryeministri Berisha.

Kete ceshtje, kreu i qeverise e preku edhe ne mbledhjen me deputetet demokrate, ku ftoi qytetaret te dorezojne prane institucioneve shteterore cdo dokument qe mund te vertetoje grabitjen apo tjetersimin e prones nga pushtetaret, veprim per te cilin, sic tha kryeministri, ata do te shperblehen.

Ndersa lidhur me moratoriumin e skafeve, qe pritet te kaloje se shpejti ne Parlament, kryeministri Berisha deklaroi se persa kohe do te jete ne pushtet kjo mazhorance, moratoriumi do te jete ne fuqi.

Top Channel