Pranga 5 personave, akuzohen per vjedhje

23/01/2010 13:30

Gjate nje operacioni policor te koduar “Mesnata”, policia e kryeqytetit ka arrestuar, pese persona dhe ka shpallur ne kerkim nje tjeter nen akuzen e vjedhjes se pasurise se tjetrit.

Sipas njoftimit te policise per te pakten 40 dite, 6 autoret e disa vjedhjeve ishin vene nen hetimin policise, pasi dyshoheshin te kishin grabitur te pakten 12 bar-restorante kryesisht ne rrugen e Durresit si edhe ne Laprake, ne ditet e para te ketij viti.

Anetaret e ketij grupi kriminal, sendet e vjedhura ne lokale i dergonin në qytetin e Elbasanit ne nje pike shumice, me synim shitjen dhe perfitimin ne para te tyre. Gjithashtu ata dyshohen se mund te kene vjedhur edhe tre automjete.

Top Channel