Mbyllet “Tema”, Baze: Shteti na bllokoi

23/01/2010 16:45

Mero Baze, botues i gazetes “Tema”, ka deklaruar ne faqet e gazetes se tij se data 23 janar ishte dita e fundit e publikimit te kesaj gazete.

Sipas zotit Baze pamundesia per te mbajtur hapur kete gazete erdhi nje vit me pare, kur gazeta u detyrua te lironte ambjentet prane ish-Tipografise ushtarake.

Gazeta, e cilesoi kete akt si nje veprim arbitrar. Gazeta ‘Tema’ hodhi ne gjyq Ministrine e Ekonomise dhe ate te Brendshme, me akuzen per shkaterrim te pasurise dhe te investimit te bere. Ne editorialin e tij te fundit, Mero Baze thote se gjykata e Tiranes ende nuk ka zhvilluar seancen e pare te rregullt gjyqesore pas me shume se viti.

Ne keto kushte dhe ne mungese te plote te reklamave, Mero Baze pohon se eshte e pamundur per ta mbajtur hapur kete gazete. Mero Baze, i cili drejton edhe nje emision televiziv, premton se nuk do te reshte se shkruari perdite. Por, jo me te ‘Tema’.

Top Channel