LSI: Rama gjuhe kercenuese

23/01/2010 19:45

Deklarata e Edi Rames ne emisionin “Top Story”, se demokracia mund te rivendoset me protesta ne rruge, vijon edhe dy dite pas te mbaje gjalle replikat ne distance.

LSI i ka bere thirrje kryetarit te PS qe te distancohet nga fjalori agresiv dhe te riktheje partine e tij ne Kuvend.

“LSI e konsideron gjuhen kercenuese dhe ultimative si shprehje te krizes dhe te frikes se lidershipit socialist per t’u ballafaquar me alternativa qe i kontribuojne evropianizimit te vendit. LSI e fton Partine Socialiste te kthehet aty ku e ka vendin dhe te distancohet nga gjuha destruktive”, ka deklaruar anetari i LSI, Luan Rama.

Por Partia Socialiste e ka cilesuar kete reagim te LSI, si frike te Ilir Metes nga hapja e kutive.

Zedhenesja Armela Imeraj ka theksuar se frika e Metes vjen pasi mandati i tij ne Tirane u arrit me vota te vjedhura.

“E verteta ka dale ne shesh, Ilir Meta i trembet hapjes se kutive pasi ai ka frike se zbardhja e se vertetes se 28 qershorit do te nxjerr ne pah faktin se mandati i Ilir Metes ne Tirane eshte nje mandat qe i eshte vjedhur Partise Socialiste. Kjo eshte e verteta, ky eshte pazari i ulet i Ilir Metes dhe Sali Berishes”, ka pohuar Imeraj.

Top Channel