Lexuesi i ri digital i “Apple”

21/01/2010 10:15

Se si do jete ne te vertete, asnje nuk mund ta dije. Megjithate, duke qene se behet fjale per “Apple”, mund te rrezikojme ndonje parashikim te bazuar ne risite se sjella nga kompania nga 2001 deri me sot.

Te merkuren e ardhshme Steve Jobs do te prezantoje ne San Francisco krijimin e fundit te Cupertino.

Zerat qe qarkullojne thone se behet fjale per nje lexues te ri elektronik. Per emrin ekzistojne tre hipoteza: iPad, iTablet, iSlate.

Si do te jete? Lexuesi elektronik i “Apple” do te kete nje ekran “multi-touch” pa tastiere qe do te shfrytezoje te gjithe teknologjine e eksperimentuar me “iPhone”.

Nje objekt elegant dhe i reduktuar ne permasa, por mbi te gjitha i holle, i lehte, praktik per t’u mbajtur ne dore.

Cfare do te beje? Ne kete pike perqendrohet edhe pritshmeria me e madhe. Ndryshe nga lexuesit elektronike ne treg, Steve Jobs do te synoje pa asnje dyshim nje integrim total me internetin.

Motivi eshte shume i thjesht: “iTunes”, dyqani virtual i “Apple”, numeron rreth 100 milione perdorues me karta krediti.

Dhe kete risi bota editoriale e shikon me shume interes. Pajisja e re mund t’u ofroje lexuesve nje menyre te thjeshte dhe elegante per te paguar informacionet per te cilat ata kane nevoje.

Hapja e nje tregu te vertet lajmesh me pagese mund te kete nje rol te rendesishem ne stimulimin e e gazetarise dixhitale.

Top Channel