Singapor, pije falas ne proporcion me gjoksin

20/01/2010 13:25

Per te populluar lokalin me sa me shume femra, pronaret e nje bar-i ne Singapor kane menduar te aplikojne nje metode te padegjuar me pare.

Klubi “Overeasy” premton pije falas ne proporcion me madhesine e gjoksit te femrave. Mekanizmi eshte i thjeshte; sa me e madhe te jete masa, aq me shume gota falas mund te pije femra ne fjale. Per te hyre ne detaje, femrat qe kane mase me te madhe se C-ja do perfitojne nje shishe, ndersa ato qe kane masen B perfitojne dy gota vodka falas.

Gazeta lokale “The New Paper” shkruan se opinioni femeror eshte i ndare per kete propozim, pasi ka nga ato femra qe e shikojne si nje propozim te ulet, por shume te tjera mendojne se eshte nje rast i mire per te pire falas.

“Femrat duhet te mendohen shume here para se te fekuentojne lokalin pasi ne kete menyre siguria dhe dinjiteti nuk vihen ne diskutim”, shprehet drejtuesja e nje levizjeje femerore, Dana Lam.

Top Channel