Profesioni “ciceron”

20/01/2010 19:25

Ne oren 9:00, Shefki Vogli, ka takimin e tij te perditshem me historine.

Prej 10 vitesh ai eshte banori besnik i nje ndertese 246 vjecare. Ju njohim me ciceronin e nje prej muzeve me te famshem te Shqiperise.

Ne viziten tone te papritur, Shefkiun e gjejme mes te rinjve te nje shkolle te mesme.

Keshtu, 64 vjecari u jep ze relikeve qe mbartin te kaluaren kulturore, sociale, ekonomike te Krujes dhe jo vetem.

Te jesh ciceron ne nje vend te mbushur me histori si Shqiperia duhet te jete nje gje e zakonshme, por e verteta eshte se keta njerez i perkasin nje specieje te rralle. I diplomuar per Histori-Gjeografi dhe pas 30 vite pune si mesues Shefkiu nuk e kishte menduar se do te behej ciceron.

“Them se eshte nje profesion i bukur. Njihesh me vende dhe njerez te ndryshem”, shprehet Shefkiu.

Ne vendin tone nuk ekziston nje shkolle e mirefillte per kete profesion, por Shefkiu perpiqet te bej nje prezantim sa me dinjitoz.

“Po te mos studiosh do te varferohesh edhe vete. Aq me shume qe ketu vijne dhe njerez te ngritur. Une kam nje tradite dhe mbaj nje si pune ditari dhe kur ndodh qe mund te kem harruar ndonje gje i rikthehem perseri”, thote Shefkiu.

Me iniciativen e tij ai ka mesuar dy gjuhe te huaja, angleze dhe italiane pasi vizitore te muzeut jane ne nje mase te madhe, te huaj.

Si cdo pune tjeter edhe ciceroni gjendet ne situata te veshtira.

“Dikush e ka nje pyetje te sinqerte, dikush edhe te provokon. Ka pasur raste qe jane vene ne pozite te veshtire, por ia kam dale me njohurite e mia”, rrefen Shefkiu.

Pas nje pengese te tille 64 vjecari e gjen qetesine ne dhomen e burrave qe e ruan origjinalitetin ne cdo detaj.

Ndersa ambienti qe shkakton habi te te huajt dhe te qeshura te te rinjte eshte dhoma e zhveshjes. Pervec rrobave te vdekjes qe nusja sillte ne paje e ekspozuar eshte edhe kemisha e virgjerise. Arsyeja… kuptohet.

“Kemisha e nuses qe vishej ne naten e pare te marteses grisej nga burri se ishte e mbyllur dhe ekspozohej nga vjeherra diten e neserme. Nga kjo varej nese nusja do te qendronte ne shtepi ose jo”, tregon ciceroni.

FOTO GALERI
1/3
Takim me me te vjetrin e udherrefyesve te muzeumeve

Top Channel