Mandati i kreut te SHISH, 5-vjecar

20/01/2010 12:00

Ne mbledhjen e sotme te qeverise, kryeministri Berisha prezantoi edhe ndryshimet ne ligjin per Sherbimin Informativ Kombetar.

Sipas shefit te qeverise, ky ligj parashikon disa ndryshime te rendesishme ku nje me kryesoret eshte ndihma qe duhet t’u jepet agjencive qe luftojne krimin e organizuar. “Nryshimet per ligjin synojne te pershtatin objektivat e punes se sherbimit ne kerkesat e kohes, ne kerkesat e medha qe shtrohen para vendit pas anetaresimit ne NATO por edhe pas procesit te integrimit per ne BE”.

Me tej, ai shtoi se nje ndryshim tjeter do te jete certifikimi i personave mbi bazen e ligjit dhe SHIK-u do kete detyren e hetimit te kategorive te punonjesve qe mbajne pozicione delikate ne administrate.

“Kryeministri, para se t’i propozoje presidentit per emrin e drejtorit, duhet te marre miratimin e Komisionit Parlamentar te Sigurise. Ligji i nje vendi demokratik percakton kontrollin qe ushtron inspektori i pergjithshem i sherbimit, i cili duhet te kontrolloje gjeresisht ceshtje te caktuara dhe te informoje kryeministrin per ceshtjen. I perket parlamentit te perzgjedhe praktiken me te mire te kontrollit nga Komisioni Parlamentar i Sigurise”, tha gjithashtu Berisha. Ai shtoi se mandati i drejtorit te SHIK-ut tashme do jete 5 vjecar dhe ai do kete mundesi te rikandidoje vetem nje here.

Top Channel