Berisha: Vdekja e Panos, humbje per futbollin shqiptar

20/01/2010 11:25

Kryeministri Sali Berisha u shpreh se vdekja e legjendes Panajot Pano eshte nje lajm i zi per futbollin shqiptar.

Ne mbledhjen e sotme te qeverise, shefi i ekzekutivit u shpreh se vdekja e Panos eshte nje humbje e madhe per te gjithe futbollin shqiptar. Gjithashtu, gjate mbledhjes, u mbajt nje minute heshtje ne nder te figures se Panajot Panos.

Kryeministri theksoi gjithashtu se dita e varrimit te Panos do shpallet “dite zie kombetare”, ndersa Ministria e Turiqmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve do organizoje ceremonine mortore.

Top Channel