Femija me cigare ne FB provokon zemerim ne Angli

19/01/2010 16:05

Ka hedhur ne Facebook foton e femijes se saj 6 muajsh me nje cigare te shuar ne goje, duke shkaktuar indinjate te thelle tek miqte virtuale.

Fotoja shokuese ka provokuar zemeraten e miqve te nje nene 18 vjecare, e cila kishte fotografuar djalin e saj te mitur me nje cigare te shuar. Policia eshte lajmeruar menjehere nga miqte virtuale te 18 vjecares, duke marre ne pyetje mamane e re.

Menjehere pas kesaj ngjarjeje, ajo e ka hequr foton duke rifreskuar profilin me nje deklarate dashurie per vogelushin. Agjentet e policise se Essex u paraqiten ne shtepine e Rebecca Davey ku e moren ne pyetje, por ata shtojne se per momentin femijes nuk i kanoset asnje rrezik.

Edhe sherbimet sociale kane hapur nje hetim, ndersa posta virtuale e 18 vjecares eshte tejmbushur me komente negative.  

Top Channel