Cfare do te thote sot te jesh udhetar shqiptar

19/01/2010 18:40

Do te flasm per udhetarin shqiptar. Kush eshte ai? Udhetari shqiptar eshte nje njeri qe duhet te jete i pergatitur per cdo aventure.

Treni i tij ka zakonisht te sigurt vetem nisjen. Ne mengjesin e 12 janarit, treni i linjes Tirane-Pogradec u nis nga kryeqyteti ne oren 06:05 minuta. Ne 7 e 7 minuta lokomotiva nderrohet ne Durres dhe vendoset ajo me numrin 10 41, e cila do te bente transportin deri ne stacionin e fundit.

80 shqiptare kishin paguar bileten modeste per t’iu drejtuar banesave, familjareve apo puneve te tyre. Ne kilometrin e 93-te, prane fshatit Mirake ne Librazh, nje ndalese jashte stacionit detyron te gjithe keta shqiptare te zbresin ne toke. Shkumbini, jo pa lajmeruar me pare kishte shkaktuar rreshqitje dhe poshte trasese argjinatura ishte shembur. Kjo mund te ndodhe vetem ne Shqiperi.

Pavaresisht nga cilesia e menaxhimit, nuk u fol per pasagjeret te cilet ndoshta nuk jane dashamires te autostopit klasik te filmave me makina te rastit. Vertet pasagjereve mund t’u rikthehen parate e asaj bilete tejet modeste, por koha, shqetesimi dhe ndonje familjar i trembur nuk rikthehet dhe ndoshta nuk eshte rasti te kenaqemi me tragjedine e shmangur.

Ky eshte udhetari shqiptar ne toke, por ekziston edhe ai i ajrit. Nje histori qe beri xhiron e botes eshte ajo e diteve te fundit ku 110 udhetae shqiptare me destinacion Bolonjen e gjejne veten krejt pa pritur ne Sllovaki. Mungesa e seriozitetit dhe e kujdesit ndaj udhetarit shqiptar si nje klient i barabarte me gjithe te tjeret, kthehet perseri ne plan te pare. Udhetarin shqiptar, ashtu si ne rastin e trenit dhe ne plot raste te tjera, nuk e pyet njeri. Ate e lene ne mes te rruges, ose ia devijojne destinacionin. Dhe ai bindet.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel