Sot eshte dita me e trishte e vitit

18/01/2010 14:10

Sot eshte dita me e trishte e vitit, ose e quajtur ndryshe “Blue Monday”.

Shkak per kete jane nje seri faktoresh, nga i ftohti polar i diteve te fundit deri tek gjendja financiare dhe llogarite qe jane ne minus pas shpenzimeve per Krishtlindje.

Dhe nje gje e tille vertetohet edhe matematikisht, pasi “E hena blu” eshte rezultat i nje ekuacioni te ideuar nga “Centre for Lifelong Learning”, nje organizate angleze qe ka kryer studime mbi cilesine e jetes.

Me 18 janar jane te pakte ata qe kane deshire per t’u cuar nga krevati, sipas nje kerkimi te kryer nga anglezja “FirstCare”, shoqeri qe ndihmon te luftohet fenomeni i mungeses, vecanerisht i vene re ne dite si kjo e sotmja.

Top Channel