“Gerdeci”, deshmi nga ish-punetoret

18/01/2010 14:10

Ka vijuar serish me marrje te deshmive te ish-punetoreve ne fabriken e Gerdecit, procesi ndaj 29 te pandehurve te tragjedise se 15 marsit.

10 persona mes te cileve kishte edhe te mitur rrefyen rrethanat si ishin punesuar ne kete fabrike dhe si ndodhi shperthimi sipas tyre.

Deshmitaret i thane gjykates se mes te pandehurve njihnin me shume, te akuzuarit Dritan Minxholli me detyre drejtor i fabrikes. Sipas tyre ata kishin kontaktuar me te para se te punesoheshin.

Por ndersa shtuan se nuk e njihnin Mihal Delijorgji, deshmitaret i thane treshes gjykuese se ne fabrike ishin te punesuar edhe disa amerikane, por nuk identifikuan asnjerin prej tyre me emer.

Sikurse edhe ish-punonjes te tjere te fabrikes, deshmitaret rrefyen se nuk ishin trajnuar per t’u marre ne kete pune dhe nuk kishin fismosur ndonje kontrate.

Nderkohe ish-ushtaraku Sokol Ngjeci, me detyre ish-mbikeqyres i MEICO-s ne kete fabrike nderhyri duke thene se prokuroria po ua ben gabim pyetjet deshmitareve.

Sipas ushtarakut nuk mundet qe prokurori te pyese ai ishin demontuar arme, sepse sipas tij nga Forcat e Armatosura nuk eshte sjelle asnje arme por municione si dhe prokuroria duhet te riformuloje pyetjet kur kerkon prej deshmitareve te shpjegojne procesine  cmilitarizimit. Por megjithese kerkesa e te pandehurit ishte me vend, ajo nuk u mor parasysh nga gjykata.

Top Channel