PS: Permbytjet nga Berisha dhe Prifti, jo nga natyra

17/01/2010 19:40

Ne nje analize te gjate per thuajse 60 minuta deputeti i Partise Socialiste Erjon Brace, ne Asamblene Kombetare ka renditur ato qe i quajti prova te qarta qe faktojne pergjegjesine e plote te qeverise dhe ne vecanti te kryeministrit Sali Berisha dhe Ministrise se Energjitikes ne permbytjet ne Shkoder.

Sipas zotit Brace sherbimi meteorologjik kishte paralajmeruar qe ne date 20 dhjetor rritjen e konsiderueshme te temperaturave fakt ky qe ndikoi ne shkrirjen e debores dhe rrjedhimisht ne rritjen e prurjeve.

Sipas Braces gjithcka nis qe ne date 11 nentor kur niveli i Fierzes ishte ne 286,32 metra , situate kjo qe detyronte me rregullore ministrin Prifti te ngrinte Komisionin e Posacem per manaxhimin e situates ku bejne pjese perfaqesues te disa dikastereve dhe eksperte te tjere. Komision ky qe sipas deputetit socialist nuk eshte ngritur as sot.

“Ne date 30 dhjetor kuota ne Liqenin e Fierzes arrin ne 292.55 metra dhe ministri perseri nuk e formoi Komisionin e Posacem me qellim qe te menaxhoje situaten. Qysh me date 29 dhjetor ministri i Energjitikes ndodhej jashte vendit per pushimet e fundvitit”, deklaroi Brace.

Nje pike e erret, tha zoti Brace mbetet data 27 dhjetor , te dhenat e te ciles jane zhdukur plotesisht me arsye te qarta per t’u manipuluar

“Fshirja e te dhenave qe dyshohet te jete bere te dates 27 dhjetor sipas shifrave duket se ka qene momenti kur kuotat ne Hidrocentralin e Fierzes kane kaluar nivelin maksimal. Me date 27 dhjetor eshte lene shenimi : me urdher te Kryeministrit te Shqiperise portat nuk duhet te hapen”, shtoi me tej Brace.

Te gjitha keto fakte tha deputeti socialist tregojne pergjegjesine e plote te kryeministrit Berisha dhe ministrit Prifti , te cilet sipas tij jane pergjegjesit e vertete te permbytjes se Shkodres dhe jo natyra.

Top Channel