“Kosova”, Shqiperia pershendet vendimin e Malit te Zi

16/01/2010 15:10

Qeveria shqiptare pershendeti vendosjen e marrehdneieve diplomatike mes Kosoves dhe Malit te Zi, duke shprehur optimizmin se 2010 do te jete viti i njohjeve te reja per shtetin e ri te Kosoves. (UPDATE)

Nepermjet zevendesministres se Puneve te Jashtme, Edit Harxhi, e cila eshte e ngarkuar me ceshtjen e Kosoves, qeveria shqiptare beson se procesi i hapur ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise nuk do te ndikoje ne numrin e shteteve qe do te njohin pavaresine e Kosoves.

Bashke me Mauritanine, numri i shteteve qe kane njohur Kosoven shkon ne 65, por shtetit te ri, i duhen edhe pakten 30 shtetet te tjera, anetare te OKB-se qe te njohin pavaresine e saj, ne menyre qe te krijohet numri i nevojshem i votave qe Kosova te behet anetare e OKB-se.

Per zonjen Harxhi nje shenje e mire ne kete drejtim eshte vendimi i Spanjes per te ftuar Kosoven ne konferencen e Sarajeves. Mbreteria e Spanjes, e cila mban aktualisht presidencen e Bashkimit Europian eshte nje nga 5 vendet anetare qe jane shprehur kunder pavaresise se Kosoves.

Top Channel