Te henen seance e jashtezakonshme ne Kuvend

15/01/2010 18:20

Kuvendi i Shqiperise ka vendosur te mblidhet te henen ne nje seance te jashtezakonshme per te diskutuar rreth permbytjeve ne Shkoder.

Te henen eshte edhe seanca e pare e Kuvendit per vitin 2010 e cila eshte parashikuar te zhvillohet ne oren 17:00.

Nderkohe pritet pergjigjja e opozites per pjesemarrje, pas deklaratave te deputetit Ilir Beqja ne “Top Story” per kthimin ne kuvend, nese kjo do te kishte lidhje pikerisht me permbytjet.

Ne nje reagim te Selise Roze, deputeti Sajmir Tahiri ka akuzuar kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli se “po krijon diversion dhe presion ndaj deputeteve te PS-se”.

Pas letres se derguar deputeteve te opozites nga Topalli, PS ka theksuar se “Berisha ta harroje se PS kthehet nga vendimi per marredhenien e kushtezuar me kuvendin”.

“PS do te kerkoje deri ne fund dhe me cdo sakrifice transparencen e zgjedhjeve”, deklaroi Tahiri.

Top Channel