Shiroka-Priftit: Do vijojme ndihmen

14/01/2010 18:30

Ministrja e Energjitikes se Kosoves, Justina Pula Shiroka ka mberritur per nje vizite zyrtare ne Tirane, ku eshte takuar me homologun shqiptar Dritan Prifti.

Ne takim eshte folur per situaten e krijuar ne Shqiperi nga permbytjet, ku ministrja kosovare i ka shprehur Priftit solidaritetin e qeverise dhe popullit kosovar.

Nga ana e tij ministri Dritan Prifti ka falenderuar Kosoven per ndihmen qe i dha Shqiperise duke ndalur prodhimin e energjise nga termocentralet ne fund te muajit dhjetor per te importuar nga Shqiperia, c’ka lehtesoi situaten e veshtire te krijuar ne kaskaden e Drinit.

Te dy ministrat kane nenvizuar se bashkepunimi energjitik mes dy vendeve eshte mjaft i mire dhe kane diskutuar edhe per disa projekte te rendesishme qe do te zhvillohen ne te ardhmen mes dy vendeve.

Top Channel