Te pastrosh deboren, e rrezikshme per zemren

13/01/2010 11:15

Debora mund te shkaktoje viktima edhe ne menyra te tjera pervec atyre qe njohim deri tani.

Psh, nese dalim ne rruge dhe pastrojme deboren, atehere jemi te ekspozuar ndaj rrezikut per te humbur jeten pasi ky eshte nje aktivitet qe e impenjon shume organizmin dhe ne menyre te vecante zemren. Prandaj, perpara se te merrni dorashkat dhe lopaten, beni mire te siguroheni se zemra juaj eshte ne gjendje te mire.

Keshillen e japin ekspertet e “American Academy of Orthopaedic Surgeons”. Statistikat flasin se ne vitin 2008 ne SHBA kane humbur jeten rreth 70 mije persona, ne nje fare menyre te lidhur me aktivitetet e pastrimit te debores.

“Te pastrosh deboren mund te rezultoje shume impenjative per fizikun pasi vihen ne pune muskuj qe pak here sterviten. Nese ndiejme dhimbje eshte me mire te bejme pak pushim, por ne rast dhe dhimbjet i ndiejme ne gjoks dhe kemi veshtiresi ne frymemarrje, eshte mire te kerkojme ndihme”, thuhet ne studim.

Top Channel