Sot Mimoza Xhafo kryen viziten e radhes te denisti i saj. Ajo nuk ka asnje shqetesim, por e ndjen te nevojshme te beje nje kontroll rutine.

“Une jam rritur me kujdesin e shendetit oral qe e vogel dhe kam bere kontroll periodik njehere ne 6 muaj”, pohon Mimoza.

23 vjecarja eshte aq e kujdesshme pas dhembeve te shendetshem sa edhe furcat i perdor sipas ushqimit qe konsumon.

“Nje furce ‘medium’ per vaktet e forta, nje furce ‘large’ per ne darke, nje me te lehte ne mengjes. Eshte e rendesishme qe nje person te kete dentistin e tij”, thekson Mimoza.

Ajo nuk synon buzeqeshjen perfekte, por ama nuk terhiqet ndaj kujdesit per aparatin e gojes.

“Aty nis gjithcka. Mikrobet jane te shumta dhe ne rrethohemi nga ambjente te tilla. Eshe pse dhembet i kam pak te crregullt ne forme, jane shume te shendetshem”, thote Mimoza.

Ahmet Yldizoglu, mjek ne kliniken dentare “DIPEM”, na tregon se Mimoza eshte nje nder rastet e rralla qe i kushtojne rendesi higjenes orale.

“Me vjen keq ta them po shqiptaret jane shume indiferente ndaj dhembeve. Ne kliniken tone vijne femije 7 vjecar me dhembe ne graden e fundit. Edhe tek te rinjte nga mosha 17 deri 21 vjec vrehet i njejti problem”, shprehet Ahmet.

Arsyet jane disa. Me e rendesishmja thote implantologu dentar qe prej 23 vitesh ushtron profesionin e tij ne Turqi, tashme dhe ne Tirane, eshte mosinformimi.

“Kujdesi ndaj higjenes orale duhet te nise qe ne moshen 4 vjecare. Vizita te mjeku duhet te kryhet cdo gjashte muaj. Dhembet duhet te lahen tre here ne dite me furce te bute pasi ne goje qendrojne mijra mikrobe dhe me e rendesishmja shmangia e ushqimeve me permbajte te larte acidi”, thote Ahmeti.

Dhe ne fund nje keshille. Qe te mos perfundoni duke shkulur dhembet paraqituni me shpesh te mjeku.

“Nje dhemb apo dhemballe e prishur, jo vetem nuk eshte estetike, por ndikon drejperdrejt ne shendetin tuaj. Infeksioni prek ne menyre te drejtperdrejte syte, veshken dhe zemren”, thekson Ahmeti.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA