Gjithcka eshte gati. Pas pak, vendi ne dukje i qete, do te shnderrohet ne arene perleshjesh mes grupeve rivale guerrilase.

Ne fakt packa seriozitetit maksimal me te cilin kane hyre ne beteje, djemte ne loje nuk jane komando te vertete. Madje as fusha ku gjenden nuk eshte garnizon ushtarak.

Djemte jane lojtare te kamufluar si ushtare dhe pasioni qe ata po ushtrojne quhet paintball.

Thirrja per aventure dhe pak dhune eshte e forte ndaj tani ata do te ndahen ne dy ekipe. Skuadra blu do te perqendrohet ne anen e djathte te fushes, ndersa skuadrilja me kamuflazh ne te majte.

“Paintbolli ka nje vit e gjysme qe eshte hapur. Qellimi eshte shume i thjesht. Eshte nje flamur ne mes dhe ndahemi ne ekipe dhe qellimi eshte marrja e flamurit”, thote Besion Shima, kapiteni i njeres prej skuadrave.

Ne kete loje fryma e grupit eshte mese e nevojshme. Pa nje strategji te percaktuar mire, eshte veshtire te fitosh.

“Qe te behet nje loje zbavitese duhet te jesh me shume se 6 veta. Ka nje arbiter qe monitoron lojen dhe percakton se kush digjet. Varet sa i shpejt je dhe zakonisht me te shpejtet fitojne”, shprehet Besioni.

Paintball eshte nje lufte e vertete. I vetmi ndryshim eshte se pushket nuk qellojne me fisheke te vertete, por me topa boje. Edhe ne kete loje hilet nuk mungojne.

“Rregulli i pare eshte te ruhet nje distance prej 6 metrash per te mos demtuar kundershtarin, ka edhe rregulla te tjera, por qe nuk jane thelbesore”, shprehet Besioni.

Pak nga pak, rezistenca e pales kundershtare po shuhet, beteja eshte drejt fundit. Sot ata qe fituan jane ekipi me kamuflazh. Dritan Tusha, eshte kapiteni i ekipit te mundur. Atij nuk i mbetet gje tjeter vetem se te pranoje disfaten.

“Sot s’na ndihmoi as fati dhe humbem. Por here fitojme ne, here fitojne ata”, shprehet Dritani.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA