Hipopotami arratiset ne liqenin e Shkodres

13/01/2010 21:50

Permbytjet qe kane perfshire ditet e fundit Ballkanin, i ka ndjere edhe hipopotami Nikica qe eshte larguar nga kopshti zoologjik i Podgorices, ne Mal te Zi.

Duke mos arritur te gjeje kafazin e tij te mbuluar nga uji, gjitari qe peshon dy tone, eshte drejtuar drejt fshatit me te aferm qe eshte Plavnica, ne liqenin e Shkodres, duke krijuar kuriozitet dhe frike tek kalimtaret.

Ne te vertet Nikica te tilla aventura nuk i ka per here te pare: edhe here te tjera ka lene kopshtin zoologjik duke u drejtuar drejt fshatit.

Sipas nje pergjegjesi te kopshtit, kafsha eshte paqesore dhe deri tani nuk ka perbere rrezik per popullsine.

Sapo uji te terhiqet, Nikica mund te kthehet serish ne kafazin e saj.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel