Vdes ne moshen 104 vjecare “heroi i heronjve”

12/01/2010 15:10

Joe Rollino, 104 vjec, ka nderruar jete pasi eshte shtypur nga nje makine ne Brooklyn.

“Heroi i heronjve”, si quhej ne SHBA, ka pesuar ne aksident fraktura te ndryshme. Edhe pse u transportua ne spital, ai vdiq pas pak oresh.

Rollino, ne te shkuaren e tij, ishte ngrites peshash, boksier dhe body building.

Per t’u mbajtur mend eshte nje ndermarrje e tij ne Coney Island kur ngriti rreth 200 kilograme me forcen e dhembeve.

Ne raste te tjera ai ngriti 1420 kilograme, vetem pak centimetra nga toka. Joe ishte i afte te ngrinte 280 kilograme me nje gisht te vetem, 1500 kilograme me shpine dhe 675 kilograme me nje dore dhe nje kembe.

Top Channel